Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Gjatë ditës hera-herës nëzonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngatashoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top