Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në qarqet.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor ndërsa në qendër mbesin me intensitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes. Në relievet malore mbi 1000m në veri e verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Ndërkohë era do të fryjë me drejtim juglindje veriprerëndim me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdite do të arrijë shpejtësi 25m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top