Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me orë të gjata me diell që do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Temperaturat minimale do të ulen në 2 gradë në zonat veriore deri në 8 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet. Ndërsa temperaturat maksimale do të variojnë nga 15 gradë në zonat malore deri në 23 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet.
Era do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 5 m/s, duke u përforcuar deri në 10 m/s përgjatë bregdetit dhe zonave luginore.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.