Parashikimi i motit: Nisin reshjet e shiut

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, fillimisht me intensitet të ulët e në mesditës reshjet fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në veriperëndim dhe perëndim me intensitet deri të lartë. Në Alpe dhe në zonat malore të vendit në lartësinë mbi 1000 metra reshje bore.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, valëzimi në detet i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 1 deri 9°C
në zonat e ulëta 2 deri 17°C
në zonat bregdetare 7 deri 17°C

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top