Parashikimi i motit: Mot i kthjellët dhe temperatura të larta

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë zonën malore duke rrezikuar reshje të izoluar shiu në eksremin verilindor. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të këtë largim të vranësirave nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori i Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova
Edhe gjatë ditës së premte; republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e pasdites kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohëshëm në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar. Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërisht motin e kthjellët në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Kjo situate e vranësirave do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 31 apo 32 gradë C.

Europa
Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në Lindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe atë Lindore. Po ashtu, pjesërisht Europa Qendrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri pas temperaturave të larta ndërsa moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top