Parashikimi i motit: Kushte atmosferike të paqëndrueshme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para. Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.

Në zonën e Alpeve, në verilindje – juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër do të ketë reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore ajo pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 3-5 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top