Parashikimi i motit: Kthjellime e vranësira të lehta

Parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin e vendit tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova
Edhe republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas-mesditës e në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës ku më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 10°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.

Maqedonia e Veriut
Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, por orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 12°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup. Ndërkohë era do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.

Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë dominim të motit të kthjellët si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë domini të motit të kthjellët, por relativisht të ftohtë. Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të vijojë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini stuhi ere. Po ashtu me reshje dëbore do të paraqiten alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top