Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës. Do të ketë prezencë të mjegullës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.

Era do të jetë me drejtim veri–verilindje me shpejtësi 1-5 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12 m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: -3 deri 14°C në zonat malore, 0 deri 16 °C në zonat e ulëta dhe 1 deri 16 °C në zonat bregdetare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top