Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të lehta

Vijon vendi ynë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në veriore dhe pjesërisht në qendër, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por ulen me të paktën 2 gradë celcius vlerat maksimale duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësine mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top