Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në orët e mesditës.

Era do të ketë drejtim veri–verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: 3 deri 14°C në zonat malore, 3 deri 18°C në zonat e ulëta dhe 8 deri 18°C në zonat bregdetare.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top