Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët si pasojë e masave ajrore të thata dhe freskëta më origjinë lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mbeten konstante vlera në mesditë duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Durrës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova
Përgjatë gjithë 24-orëshit, republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Lindore duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe të freskët. Gjatë pasdites do të ketë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës, por nuk priten reshje. Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 18°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Maqedonia e Veriut
Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të freskët do të paraqitet edhe republika e MV gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV, më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Europa
Brigjet veriore dhe verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë reshje dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta. Po ashtu, ishujt Britanikë si edhe zona e Alpeve të Europës do të paraqiten me vranësira dhe reshje shiu, por në sasi më të pakta ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të freskëta.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top