Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Europës qendrore.

Gjithashtu vlen për t’u theksuar se për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera disi më të larta se sa vlerat e zakonshme për muajin e tetor. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: 15-22 °C, në bregdet, 12-23 °C në vendet e ulëta dhe 7-20 °C në vendet malore.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top