Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira gjatë pasdites

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira në shtim pas orëve të mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-8m/sek, pas orëve të mesditës era pritet të fitojë shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: 0 deri 16°C në zonat malore, 4 deri 19°C në zonat e ulëta dhe 4 deri 19°C në zonat bregdetare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top