Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Parashikohet që qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore duke gjeneruar flokë dëbore në skajin verior të Shqipërisë si edhe shira të dobët në veriperëndim.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave në gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1–2 gradë në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top