Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë vendin tonë, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin. Më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave në gjithë territorin e vendit, por mundësia për reshje është thuasje zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top