Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Orët e para të mëngjesit kanë nisur me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë, por mesdita do të sjellë ndërpreje të reshjeve në territori ku mbizotëruese do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e herë pas herëshme.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por pa reshje, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por maksimalet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 18°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top