Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Në vendi tonë orët e paradites do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Pas mesditës, pritet që vranësirat të dendësohen. Në pjesën më të madhe të vendit pritet gjithashtu shtim i lagështirës në ajër. Gjatë natës parashikohet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat malore dhe gradualisht në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten si vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e fortë dhe problematike në det madje priten stuhi detare ku shpejtesitë ne det të hapur arrijnë mbi 80 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 7-8 ballë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top