Përgjatë orëve të paradites territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta. Më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare. Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën lindore të vendit duke gjeneruar rrebeshe afatshkurta shiu.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 34°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.