Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Territori i vendit tonë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin jugor.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat duke gjeneruar shira në pothuajse të gjithë territorin e vendit ku në zonat juglindore priten edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top