Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën e parë të ditës, por pas mesditës priten shtim i vranësirave në të gjithë vendin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Orët e mbrëmjes dhe nata do të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë vendin duke rikthyer motin e kthjellët. Temperaturat e ajrit do të ulen gjatë orëve të mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët. Era do të fryjë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top