Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet e zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, ku moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 24°C vlera më e lartë për-gjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova
Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, por gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen edhe më të dukshme, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit. Megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 20°C në zonat jugperëndimore të Kosovës. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor.

Maqedonia e Veriut
Republika e MV në pjesën e parë të ditës paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të jetë me intervale të gjata kthjellimesh, por pas mesditës dhe kryesisht pasditja do të shtojnë dukshëm vranësirat në të gjithë territorin e MV, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që të njëjta kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi juglindor.

Europa
Britania e Madhe dhe Europa qendrore do të paraqiten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu, ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu gadishulli Skandinav do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura dëbore ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore – jugperëndimore duke sjellë; mot kryesisht të kthjellet dhe të ngrohtë.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top