Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të ulta

Depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë kontinetale do të diktojnë kushtet atmosferike në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.

Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke rikthyer motin e kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top