Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të ulta

Moti relativisht i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pasdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veri-verilindore dhe ekstremin juglindor, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2–3 gradë rritje në mëngjes, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top