Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

Vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturat të larta në pjesën më të madhe të territorit, ku temperatura më të larta priten në qarqet Elbasan, Berat dhe Fier.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë gjithë zonës malore në Verilindje-Juglindje të territorit duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në zona të caktuara në Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një tjetër rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top