Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

Valët e të nxehtit afrikan do të vijojnë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku temperatura më të larta do të ketë në zonat e ulëta, kryesisht në qendër dhe jug të territorit.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë në tjetër rritje duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 34°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim i ulët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top