Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

Vijon vendi ynë nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territor mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera më të larta do të shënohen në zonat qëndrore dhe jugore të vendit.

Përsa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin verlindor – juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërisht dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top