Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herë pas hershme përgjatë gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore, megjithatë nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Kosova
Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës, gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes veri -veriperëndim. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent verior.

Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë republikën e RMV, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në jug dhe jugperëndim të territorit, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të RMV. Edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të RMV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por deri mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 30 gradë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top