Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët si dhe me vranësira mesatare kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në lindje e juglindje të territorit, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Temperatura do të shënojë vlerën 35 gradë celcius në Elbasan e Gjirokastër. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.