Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura deri në 25 gradë

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku priten intervale të gjata me kthjellime. Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top