Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori i vendit tonë do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.