Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura deri në 22°C

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori i vendit tonë do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.

Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top