Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje temperaturash

 

Do të mbetet territori shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24-orëshin ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore verilindore – juglindore. Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i amtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë kostante maksimalet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 26°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top