Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje temperaturash

Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i qendrës anticiklonare duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Pjesa e dytë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të kenë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 30°C vlera maksimale që pritet të regjistrohet në zonat e ulëta. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi permanent perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top