Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje temperaturash

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër. Më pas për pjesën tjetër të ditës mot kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: 2 deri 17°C në zonat malore, 3 deri 21°C në zonat e ulëta dhe 5 deri 21°C në zonat bregdetare.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top