Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash

Deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht jugor – juglindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1- 2 ballë.

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top