Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash

Këtë të mërkurë, do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë lindore duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit tonë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen zonat malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi verilindor e për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

Kosovë
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë në të gjithë republikën e Kosovës ku kthjellimet do të jenë prezente përgjatë paradites. Pritet që pas mesdite dhe në vijim vranësirat të shfaqen si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë territorin e Kosovës. Problematikë e theksuar do të jenë ngricat në akset rrugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 15°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.

Maqedonia e Veriut
Masat ajrore me origjinë lindore – verilindore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e RMV ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin e RMV. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore, do të vijojnë ngricat e theksuara në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritja si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga – 3°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 17°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verilindor.

Europa
Gadishulli Skandinav, Europa lindore si edhe pjesa më e madhe e Europës qendrore do të përfshihen nga masa të ftohta polare duke sjellë stuhi të forta ere dhe reshje të dendura dëbore.

Po ashtu rajoni i Balltikut do të jetë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore, ndërsa pjesa më e madhe e Europës jugore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta si pasojë e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë lindore.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top