Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rënie temperaturash

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë me mbizotërim të motit të kthjellët si dhe rënie të mëtejshme të temperaturave në vlerat minimale. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet era arrin shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: -4 deri 4°C në zonat malore, 0 deri 11°C në zonat e ulëta dhe 2 deri 12°C në zonat bregdetare .

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top