Parashikimi i motit: Korriku nis me temperatura të nxehta

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë relievit malor në orët e mesditës dhe pasdites. Temperaturat pritet të jenë tipike për stinën, ndërsa nuk parashikohen reshje.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në verilindje me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat e ulëta dhe bregdetare, herë pas here, era mund të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s. Sa i përket gjendjes në det, valëzimi do të jetë i lehtë deri mesatar, me forcë 1-3 ballë, çka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe aktivitete bregdetare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top