Parashikimi i motit këtë të martë: Vijon rritja e temperaturave

Këtë të martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare. Me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor dhe jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës do të mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin; ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat lindore dhe veriore të Kosovës, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor. Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi permanent jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut
Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që; Kjo situate e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke kushtëzuar mot; kryesisht të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore ndërsa nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës do të vijojë Europa Veriore si edhe Alpet e Europës. Po ashtu aktivizimi i ciklonit të Islandës ka bërë që; vranësirat, rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e forta të erës të mbeten prezente përgjatë gjithë ditës; në Britaninë e madhe.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top