Këtë fillim jave Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të vranët. Herë pas here do të gjenerohen shira të dobët e mesatarë. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas mesditës kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke risjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Edhe gjatë natës vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Ato do të luhaten në vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 18°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.