Për javën që po nis vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit anticiklonar të masave ajrore me origjinë jugore; situatë kjo e rrallë për periudhën që ndodhemi.
Megjithatë duke filluar nga orët e vona të ditës së enjte dhe ditën e premte pritet përsëri kalimi i disa masave ajrore të ftohta dhe të lagështa duke rikthyer motin e vranët dhe reshjet e shiut. Nga dita e hënë dhe deri orët e pasdites apo orët e vona të mbrëmjes të ditës së enjte moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.