Këtë të hënë Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Do të ketë alternime vranësirash në relievet kodrinore-malore të territorit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/s. Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.