Këtë të enjte vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kjo do të shoqërohet me vlera të ulëta dhe masa ajrore të lagështa. Moti do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1000m parashikohen reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 4 deri 11°C,
në zonat e ulëta 6 deri 18°C,
në zonat bregdetare 9 deri 18°C.