Financial Times ka publikuar parashiket e saj tashmë tradicionale për vitin që vjen ku mes temash tjera është diskutuar dhe lufta e Ukrainës.
Sipas tyre, një traktat paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të arrihet vitin e ardhshëm.
Publikuesi britanik ka thënë se për një gjë të tillë të ndodhë, Trump duhet të vendos sanksione të forta ndaj Rusisë përfshirë rritjën e mbështetjës ndaj Kievit për ta bindur Moskën të futet në mënyrë serioze në negociata.
“Zelensky do të duhet të pajtohet de fakto, po jo ligjërisht, që Rusia të kontrolloj territoret e okupuara. Do të ketë shkëmbime territoriale dhe një rikthim evropian i garantimit të sigurisë me mbështetjën e SHBA’së ndërsa aplikimi i Ukrainës në NATo do të ngrihet në mënyrë permanente” shkruan FT.