Parashikim i motit: Temperatura të ulëta e ngrica

Vendi ynë po ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku do të mbizotërojë koha me diell, por me temperatura të ulëta e kryesisht ato në vlerat minimale. Kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të jenë dominante në të gjithë territorin por më të fokusuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova
Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot, kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin grumbullim të vranësirave në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por rriten maksimalet duke u luhatur; minimalja -7 °C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 7°C në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Maqedonia e Veriut
Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e para të mëngjesit por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -6°C minimalja deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Evropa
Mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme rajoni i Mesdheut, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e ulëta do të jenë dominante si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë Siberiane. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por pa reshje ndërsa do të vijojë problematike situata e motit për vendet e Europës Lindore dhe vendet nordike, ku reshjet e dendura të dëborës dhe stuhitë e forta të erës do të jenë dominante.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top