Paralajmëron Zelensky: Sulmet nuk bëhen me fjalë, raketat do të flasin vetë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se raketat do të “flasin vetë”, pas raporteve se Uashingtoni i kishte dhënë leje Kievit për të kryer sulme më thellë në Rusi me raketa të prodhuara nga SHBA-ja.

Dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin zbuluan ndryshimin e rëndësishëm të politikës së Uashingtonit në konfliktin Ukrainë-Rusi të dielën, raporton Reuters.

“Sot, shumë në media po thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura.”

“Por sulmet nuk bëhen me fjalë. Këto gjëra nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë”, tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top