Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se “me ata që nuk paguajnë sigurimet shoqërore do të sillemi njësoj si me ata qe s’paguanin energjinë”. Kreu i qeverisë bëri paralajmërimin gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, ku theksoi se “jemi tek aty ku ishim me energjinë elektrike, ku 50% e popullit paguante edhe për ata që nuk paguanin”.
Por kryeministri thekson se “me të gjithë ata që i shmangen detyrimit për të paguar për pensionet tuaja ne do të sillemi njësoje si me ata që s’paguanin energjinë”, duke shtuar “ndryshe si do të dalin këto”.
“Jemi tek aty ku ishim me energjinë elektrike, 50% e popullit paguante edhe për ata që nuk paguanin, kur morëm detyrën ishim në prag të kolapsit energjetik.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Jemi në kohën kur me të gjithë ata që i shmangen detyrimit për të paguar për pensionet tuaja ne do të sillemi njësoje si me ata që s’paguanin energjinë. Ndryshe si do të dalin këto”, tha Rama.
Kreu i qeverisë foli edhe për indeksimin me 4.1% të pensioneve, teksa theksoi se të moshuarit “u përmbytët nga lumenjtë e helmit, që i derdhin të gjithë ata që derdhin lot krokodili për ju”. Ai theksoi se pati përpjekje për të manipuluar me ndjenjat e pensionistëve.
Edi Rama: Kur u indeksua pensioni me 4.1% ju u përmbytët nga lumenjtë e helmit, që i derdhin të gjithë ata që derdhin lot krokodili për ju.
Por keni jetuar gjatë për ti njohur të gjithë, e dini se çfarë kam bërë për ju kur kishim mundësi të bënim, ashtu sikundër i ndjeni me erë ata që shfaqen me fytyra të reja por janë vazhdim i atyre të vjetra.
Njësoj është përpjekja për të manipuluar ndjenjat e pensionistëve me përralla që nuk rrinë as në qiell as në tokë.