Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz ka paralajmëruar se Rusia do ta ndalojë luftën e saj në Ukrainë vetëm nëse detyrohet për arsye ekonomike dhe ushtarake.
Merz duke folur për situatën e krijuar tha se përpjekjet e tyre për ndalimin e luftës kanë marr një përgjigje me qasje agresive të Moskës ndaj popullit ukrainas.
“Të gjitha përpjekjet e javëve të kaluara janë përgjigjur me një qasje edhe më agresive nga ky regjim në Moskë kundër popullsisë në Ukrainë”, shkruan skynews.
“Kjo gjithashtu nuk do të ndalet derisa të sigurohemi së bashku që Rusia, të paktën për arsye ekonomike, dhe ndoshta edhe për arsye ushtarake… nuk mund ta vazhdojë më këtë luftë.”
Gjithashtu edhe shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas, e ppati një mendim të tillë.
Ajo tha se ishte e paimagjinueshme të ktheheshin asetet ruse të ngrira brenda Bashkimit Evropian për shkak të luftës në Ukrainë pa paguar dëmshpërblimet e luftës nga Rusia.
Kallas u tha gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Kopenhagen, se pa u paguar dëmshpërblimi, nëse mbaro lufta nuk ka asete.
“Ne as nuk mund ta imagjinojmë që, nëse ka një armëpushim ose një marrëveshje paqeje, këto asete do t’i kthehen Rusisë pa paguar dëmshpërblime”.
Sipas të dhënave të BE-së, rreth 210 miliardë euro asete ruse janë ngrirë në BE si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Ukraina dhe disa shtete anëtare të BE-së, përfshirë Poloninë dhe shtetet baltike, po bëjnë thirrje për sekuestrimin e këtyre aseteve dhe përdorimin e tyre për të mbështetur Kievin.
Ata theksojnë se Unioni tashmë ka caktuar fitimet e ardhshme nga asetet për të shlyer ndihmën për Ukrainën dhe vënë në dyshim ekzistencën e një baze ligjore për konfiskim.
Sipas diplomatëve, diskutimi tani po përqendrohet gjithnjë e më shumë në mënyrën se si mund të përdoren fondet pasi të mbarojë lufta në Ukrainë.