Paralajmërimi i shefit të NATO-s: Jemi të sigurt tani, por jo në tre vitet e ardhshme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se Evropës i duhet “të rrisë shpenzimet në mbrojtje”, duke vënë në pah komentet e shefit të mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, se Rusia deri në vitin 2029 ose 2030 mund të jetë gati për të testuar vendosmërinë e NATO-s në mbrojtjen e territorit të saj, ka raportuar The Guardian.

“Jemi të sigurt për momentin. Mirëpo nuk do të jemi të sigurt në tre apo pesë vjetët e ardhshëm, prandaj duhet të shpenzojmë më shumë”, ka thënë Rutte.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e rritjes së prodhimit të pajisjeve mbrojtëse në Evropë.

Sa i përket luftës në Ukrainë, Rutte ka shtuar se “duhet të sigurohemi që Ukraina të jetë në pozicionin më të mirë të mundshëm…që t’i bëjë ballë agresionit të paprovokuar të Rusisë”, dhe të negociojë një marrëveshje të ardhshme të paqes, në mënyrë që “Putini të mos e provojë përsëri pushtimin e Ukrainës”.

Deklaratat e Rutte u bene të enjten në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrat e jashtëm të vendeve nga Weimar+.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top