Parakalimet e rrezikshme, rreth 2 mijë shkelje të kapura me dron në 10 ditë

Policia Rrugore ka vënë në qendër të vëmendjes parakalimet e gabuara, duke intensifikuar monitorimin e akseve rrugore përmes dronëve gjatë 10 ditëve të fundit.

Aksioni është ndërmarrë nga Njësia Operacionale me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, duke krijuar rrezik për aksidente.

Si rezultat i këtij monitorimi, janë evidentuar 1,988 raste të parakalimeve të gabuara, për të cilat janë vendosur masa administrative prej 3,000 lekësh të rinj për secilin shkelës.

Ndërkohë, janë konstatuar edhe 367 raste të qarkullimit kundravajtje në karrexhatë, përfshirë kthesa, rakordime konvekse apo segmente me fushëpamje të kufizuar. Për këto shkelje janë vendosur gjoba prej 12,000 lekësh dhe janë hequr nga 10 pikë nga Leja e Drejtimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top